Home Hymn Lyrics Webmaster Contact Us Chinese Traditional Albanian Bible
LifeLock American Standard Basic English Bulgarian Bible Cebuano Bible Chinese Big5 Chinese GB
Font Help Darby English Bible Douay-Rehims Gaelic Manx Gaelic Scotts Greek NT Greek OT
Greek NT Greek NT Stephanos Haitian - Creole Hungarian Bible Jewish Bible King James King James V2
Korean Bible Latvian Bible Maori Bible Modern Greek Rumanian Version Russian Version Ukrainian Bible
Webster's Bible Weymouth NT World English Wycliffe NT Youngs Literal Display Help

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

1 Corinthians 16

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16]

1 CORINTHIANS 16:1 Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.

1 CORINTHIANS 16:2 Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash.

1 CORINTHIANS 16:3 Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t'i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.

1 CORINTHIANS 16:4 Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.

1 CORINTHIANS 16:5 Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.

1 CORINTHIANS 16:6 Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj.

1 CORINTHIANS 16:7 Sepse kësaj here nuk dua t'ju shoh vetëm kalimthi, por shpresoj të rri pak kohë pranë jush, në dashtë Zoti.

1 CORINTHIANS 16:8 Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,

1 CORINTHIANS 16:9 sepse m'u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.

1 CORINTHIANS 16:10 Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.

1 CORINTHIANS 16:11 Pra, asnjë të mos e përçmojë, por përcilleni në paqe që të vijë tek unë, sepse e pres bashkë me vëllezërit.

1 CORINTHIANS 16:12 Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s'deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë.

1 CORINTHIANS 16:13 Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.

1 CORINTHIANS 16:14 Dhe çdo gjë që bëni, ta bëni me dashuri!

1 CORINTHIANS 16:15 Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve),

1 CORINTHIANS 16:16 ju bëj thirrje që t'u nënshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët.

1 CORINTHIANS 16:17 Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj,

1 CORINTHIANS 16:18 sepse e freskuan frymën tim dhe tuajin; prandaj nderoni njerëz të tillë.

1 CORINTHIANS 16:19 Kishat e Azisë ju përshëndesin; Akuila dhe Prishila, bashkë me kishën që është në shtëpi të tyre, ju përshendesin shumë në Zotin.

1 CORINTHIANS 16:20 Të gjithë vëllezërit ju përshëndesin; përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.

1 CORINTHIANS 16:21 Të fala me shëndet me dorën time, të Palit.

1 CORINTHIANS 16:22 Nëse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftë mallkuar! Maranatha a.

1 CORINTHIANS 16:23 Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju.

1 CORINTHIANS 16:24 Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu. Amen.