GENESIS 10:1 Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
GENESIS 10:2 Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.
GENESIS 10:3 Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
GENESIS 10:4 Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
GENESIS 10:5 Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.
GENESIS 10:6 Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
GENESIS 10:7 Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.
GENESIS 10:8 Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
GENESIS 10:9 Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".
GENESIS 10:10 Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.
GENESIS 10:11 Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;
GENESIS 10:12 midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).
GENESIS 10:13 Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët,
GENESIS 10:14 Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
GENESIS 10:15 Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,
GENESIS 10:16 dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
GENESIS 10:17 Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
GENESIS 10:18 Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.
GENESIS 10:19 Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.
GENESIS 10:20 Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.
GENESIS 10:21 Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.
GENESIS 10:22 Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.
GENESIS 10:23 Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.
GENESIS 10:24 Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.
GENESIS 10:25 Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.
GENESIS 10:26 Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,
GENESIS 10:27 Hadorami, Uzali, Diklahu,
GENESIS 10:28 Obali, Abimaeli, Sheba,
GENESIS 10:29 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit.
GENESIS 10:30 Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.
GENESIS 10:31 Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre.
GENESIS 10:32 Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.
| Christian Businesses | ||
Financing a Small Business is made simple with the help of American Unsecured. Get pre-approved now. Get a high limit Business Line of Credit . Low interest rates and fast approval process. | Credit problems? You may still qualify for a bad credit auto loan . Legal credit repair can bring you new found financial freedom. | Worried how bad credit might affect your degree? Lenders offer a credit card for college students with bad credit to pay for tuition, housing, and books. Debt Management Solutions designed to help you achieve financial success |