Home Bible Study Hymn Lyrics Webmaster Contact Us LifeLock Free Blog
Albanian Bible American Standard Basic English Bulgarian Bible Cebuano Bible Chinese Big5 Chinese GB
Chinese Traditional Darby English Bible Douay-Rehims Gaelic Manx Gaelic Scotts Greek NT Greek OT
Greek NT Greek NT Stephanos Haitian - Creole Hungarian Bible Jewish Bible King James King James V2
Korean Bible Latvian Bible Maori Bible Modern Greek Rumanian Version Russian Version Ukrainian Bible
Webster's Bible Weymouth NT World English Wycliffe NT Youngs Literal Display/Font Help LifeLock


Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Genesis 5

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GENESIS 5:1 Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.

GENESIS 5:2 Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.

GENESIS 5:3 Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.

GENESIS 5:4 Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.

GENESIS 5:5 Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.

GENESIS 5:6 Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.

GENESIS 5:7 Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

GENESIS 5:8 Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.

GENESIS 5:9 Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.

GENESIS 5:10 Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

GENESIS 5:11 Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.

GENESIS 5:12 Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.

GENESIS 5:13 Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

GENESIS 5:14 Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.

GENESIS 5:15 Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.

GENESIS 5:16 Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

GENESIS 5:17 Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.

GENESIS 5:18 Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku.

GENESIS 5:19 Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.

GENESIS 5:20 Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.

GENESIS 5:21 Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu.

GENESIS 5:22 Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

GENESIS 5:23 Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.

GENESIS 5:24 Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.

GENESIS 5:25 Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.

GENESIS 5:26 Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.

GENESIS 5:27 Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.

GENESIS 5:28 Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir;

GENESIS 5:29 dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar".

GENESIS 5:30 Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë.

GENESIS 5:31 Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.

GENESIS 5:32 Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.

 

Christian Businesses
Get your Online Personal Loan Quote and get the money you need quick and hassle free.
America One has Money to Loan . Quick and hassle free lending.
Lower your monthly mortgage payments with a home mortgage refinance loan . Learn more about this program from Fast Approval.
Low APR credit cards are available to you, even with less than perfect credit.
Your opportunity for direct student loan consolidation is here. Learn more about your options from Online Student Credit Cards.
Offering Credit Cards For People With Bad Credit History. Re-establish your credit history.