Home Hymn Lyrics Webmaster Contact Us Chinese Traditional Albanian Bible
LifeLock American Standard Basic English Bulgarian Bible Cebuano Bible Chinese Big5 Chinese GB
Font Help Darby English Bible Douay-Rehims Gaelic Manx Gaelic Scotts Greek NT Greek OT
Greek NT Greek NT Stephanos Haitian - Creole Hungarian Bible Jewish Bible King James King James V2
Korean Bible Latvian Bible Maori Bible Modern Greek Rumanian Version Russian Version Ukrainian Bible
Webster's Bible Weymouth NT World English Wycliffe NT Youngs Literal Display Help

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 39

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 39:1 A e di ti kohën kur pjellin dhitë e malit apo ke vërejtur vallë pjelljen e drenushave?

JOB 39:2 A di ti të numërosh muajt kur merr fund barra e tyre, apo njeh ti kohën kur duhet të pjellin?

JOB 39:3 Mblidhen dhe pjellin të vegjlit e tyre, duke u dhënë fund kështu dhembjeve të tyre.

JOB 39:4 Të vegjlit e tyre bëhen të fortë, rriten jashtë, shkëputen dhe nuk kthehen më pranë tyre.

JOB 39:5 Kush lë të lirë gomarin e egër, kush e ka zgjidhur gomarin e egër,

JOB 39:6 të cilit i kam caktuar të rrijë në shkretëtirë dhe tokën e kripur si banesë?

JOB 39:7 Ai përçmon zhurmën e qytetit dhe nuk dëgjon britmat e asnjë zotërie.

JOB 39:8 Hapësirat e gjera të maleve janë kullota e tij, dhe ai shkon dhe kërkon çdo gjë që është e gjelbër.

JOB 39:9 Bualli vallë a pranon të të shërbejë ose të kalojë natën pranë grazhdit tënd?

JOB 39:10 A mund ta lidhësh vallë buallin me litar që të lërojë tokën në hulli, ose të lesojë luginat pas teje?

JOB 39:11 A do t'i kesh besim atij, sepse forca e tij është e madhe, ose do t'ia lësh atij punën tënde?

JOB 39:12 A do të mbështetesh tek ai për të çuar në shtëpi grurin dhe për ta mbledhur në lëmë?

JOB 39:13 Krahët e strucit rrahin tërë gaz, por ato nuk janë me siguri krahët dhe pendët e lejlekut.

JOB 39:14 Ai në fakt i braktis vezët e tij për tokë dhe i lë të ngrohen në pluhur.

JOB 39:15 duke harruar që një këmbë mund t'i shtypë ose një kafshë e fushave mund t'i shkelë.

JOB 39:16 I trajton ashpër të vegjlit e tij, sikur të mos ishin të vetët; por lodhja e tij pa asnjë interes është e kotë,

JOB 39:17 sepse Perëndia e ka lënë pa dituri dhe nuk i ka dhënë zgjuarsi.

JOB 39:18 Por kur ngrihet më këmbë për të ikur, tallet me kalin dhe me kalorësin e tij.

JOB 39:19 A je ti ai që i ke dhënë forcën kalit dhe ia ke veshur qafën me jele që valëviten?

JOB 39:20 A je ti ai që e bën të kërcejë si një karkalec? Hingëllima e tij krenare të kall tmerr.

JOB 39:21 Çukërmon në luginë duke u kënaqur nga forca e tij; sulet në mes të kacafytjes me armë.

JOB 39:22 Përbuz frikën dhe nuk trembet, as zmbrapset përpara shpatës.

JOB 39:23 Mbi të kërcet këllëfi i shigjetave, shtiza që vetëtin dhe ushta.

JOB 39:24 Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qëndron në vend kur bie buria.

JOB 39:25 Që në dëgjimin e parë të burisë, ai thotë: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejën, zërin kumbues të kapitenëve dhe britmën e luftës.

JOB 39:26 Mos vallë për shkak të zgjuarsisë sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahët e tij drejt jugut?

JOB 39:27 Éshtë vallë nën komandën tënde që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në vende të larta?

JOB 39:28 Banon mbi shkëmbinj dhe qëndron mbi krepa të rrëpirta.

JOB 39:29 Nga lart ajo përgjon gjahun dhe sytë e saj vrojtojnë larg.

JOB 39:30 Të vegjlit e saj thithin gjak dhe, ku ka të vrarë, atje ndodhet ajo".