Home Hymn Lyrics Webmaster Contact Us Chinese Traditional Albanian Bible
LifeLock American Standard Basic English Bulgarian Bible Cebuano Bible Chinese Big5 Chinese GB
Font Help Darby English Bible Douay-Rehims Gaelic Manx Gaelic Scotts Greek NT Greek OT
Greek NT Greek NT Stephanos Haitian - Creole Hungarian Bible Jewish Bible King James King James V2
Korean Bible Latvian Bible Maori Bible Modern Greek Rumanian Version Russian Version Ukrainian Bible
Webster's Bible Weymouth NT World English Wycliffe NT Youngs Literal Display Help

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Malachi 4

[1] [2] [3] [4]

MALACHI 4:1 "Sepse ja, dita po vjen, e zjarrtë si një furrë; dhe të gjithë ata që veprojnë me pabesi do të jenë si kallamishtet; dita që po vjen do t'i djegë", thotë Zoti i ushtrive, "në mënyrë të tillë që të mos u mbetet as rrënja as dega.

MALACHI 4:2 Por për ju që keni frikë nga emri im, do të lindë dielli i drejtësisë me shërimin në krahët e tij, dhe ju do të dilni dhe do të hidheni si viçat që dalin nga stalla.

MALACHI 4:3 Do t'i shkelni me këmbë të pabesët, sepse do të jenë hi nën tabanin e këmbëve tuaja gjatë ditës që unë po përgatis", thotë Zoti i ushtrive.

MALACHI 4:4 "Mbani mend ligjin e Moisiut, shërbëtorit tim, të cilit në Horeb i urdhërova statutet dhe dekretet për mbarë Izraelin.

MALACHI 4:5 Ja, unë do t'ju dërgoj Elian, profetin, para se të vijë dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit.

MALACHI 4:6 Ai do të bëjë që zemra e etërve t'u kthehet bijve dhe zemra e bijve etërve, me qëllim që vendi të mos goditet nga një shfarosje e plotë.?