Home Hymn Lyrics Webmaster Contact Us Chinese Traditional Albanian Bible
LifeLock American Standard Basic English Bulgarian Bible Cebuano Bible Chinese Big5 Chinese GB
Font Help Darby English Bible Douay-Rehims Gaelic Manx Gaelic Scotts Greek NT Greek OT
Greek NT Greek NT Stephanos Haitian - Creole Hungarian Bible Jewish Bible King James King James V2
Korean Bible Latvian Bible Maori Bible Modern Greek Rumanian Version Russian Version Ukrainian Bible
Webster's Bible Weymouth NT World English Wycliffe NT Youngs Literal Display Help

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 31

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROVERBS 31:1 Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.

PROVERBS 31:2 Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?

PROVERBS 31:3 Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.

PROVERBS 31:4 Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,

PROVERBS 31:5 sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.

PROVERBS 31:6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.

PROVERBS 31:7 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.

PROVERBS 31:8 Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.

PROVERBS 31:9 Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.

PROVERBS 31:10 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

PROVERBS 31:11 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

PROVERBS 31:12 Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

PROVERBS 31:13 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

PROVERBS 31:14 Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

PROVERBS 31:15 Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

PROVERBS 31:16 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

PROVERBS 31:17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

PROVERBS 31:18 E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

PROVERBS 31:19 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

PROVERBS 31:20 I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

PROVERBS 31:21 Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

PROVERBS 31:22 Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

PROVERBS 31:23 Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

PROVERBS 31:24 Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

PROVERBS 31:25 Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

PROVERBS 31:26 Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

PROVERBS 31:27 Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.

PROVERBS 31:28 Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:

PROVERBS 31:29 "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".

PROVERBS 31:30 Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.

PROVERBS 31:31 I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.