Home Hymn Lyrics Webmaster Contact Us Chinese Traditional Albanian Bible
LifeLock American Standard Basic English Bulgarian Bible Cebuano Bible Chinese Big5 Chinese GB
Font Help Darby English Bible Douay-Rehims Gaelic Manx Gaelic Scotts Greek NT Greek OT
Greek NT Greek NT Stephanos Haitian - Creole Hungarian Bible Jewish Bible King James King James V2
Korean Bible Latvian Bible Maori Bible Modern Greek Rumanian Version Russian Version Ukrainian Bible
Webster's Bible Weymouth NT World English Wycliffe NT Youngs Literal Display Help

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 9

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROVERBS 9:1 Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.

PROVERBS 9:2 Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.

PROVERBS 9:3 Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:

PROVERBS 9:4 "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:

PROVERBS 9:5 "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.

PROVERBS 9:6 Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".

PROVERBS 9:7 Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.

PROVERBS 9:8 Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.

PROVERBS 9:9 Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.

PROVERBS 9:10 Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia.

PROVERBS 9:11 Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.

PROVERBS 9:12 Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t'i kesh vetëm ti.

PROVERBS 9:13 Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.

PROVERBS 9:14 Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,

PROVERBS 9:15 për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:

PROVERBS 9:16 "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:

PROVERBS 9:17 "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".

PROVERBS 9:18 Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.