Home Hymn Lyrics Webmaster Contact Us Chinese Traditional Albanian Bible
LifeLock American Standard Basic English Bulgarian Bible Cebuano Bible Chinese Big5 Chinese GB
Font Help Darby English Bible Douay-Rehims Gaelic Manx Gaelic Scotts Greek NT Greek OT
Greek NT Greek NT Stephanos Haitian - Creole Hungarian Bible Jewish Bible King James King James V2
Korean Bible Latvian Bible Maori Bible Modern Greek Rumanian Version Russian Version Ukrainian Bible
Webster's Bible Weymouth NT World English Wycliffe NT Youngs Literal Display Help

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 109

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PSALMS 109:1 O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht,

PSALMS 109:2 sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;

PSALMS 109:3 më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.

PSALMS 109:4 Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.

PSALMS 109:5 Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje.

PSALMS 109:6 Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.

PSALMS 109:7 Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat.

PSALMS 109:8 Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij.

PSALMS 109:9 Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve.

PSALMS 109:10 U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara.

PSALMS 109:11 Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajtë i vjedhshin frytin e mundit të tij.

PSALMS 109:12 Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij.

PSALMS 109:13 U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë.

PSALMS 109:14 U kujtoftë para Zotit paudhësia e etërve të tij dhe mëkati i nënës së tij mos u shoftë.

PSALMS 109:15 U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre.

PSALMS 109:16 Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t'u shkaktonte vdekjen.

PSALMS 109:17 Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.

PSALMS 109:18 Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobe, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;

PSALMS 109:19 Qoftë për të si një rrobe që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.

PSALMS 109:20 Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.

PSALMS 109:21 Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhemshurinë dhe mirësinë tënde,

PSALMS 109:22 sepse unë jam i varfër dhe nevojtar, dhe zemra ime është plagosur brenda meje.

PSALMS 109:23 Unë iki si një hije që zgjatet, jam i tronditur si një karkalec.

PSALMS 109:24 Gjunjët e mi dridhen nga të pangrënët dhe trupi im është dobësuar për mungesë të dhjamit.

PSALMS 109:25 Jam bërë një faqezi për ta; kur më shohin, tundin kokën.

PSALMS 109:26 Ndihmomë, o Zot, Perëndia im, shpëtomë për dhemshurinë tënde,

PSALMS 109:27 dhe ta dinë që kjo është vepër e duarve të tua, dhe që ti, o Zot, e ke bërë.

PSALMS 109:28 Ata do të mallkojnë, por ti do të bekosh; kur të ngrihen, do të mbeten të hutuar, por shërbëtori yt do të gëzohet.

PSALMS 109:29 U mbulofshin me turp kundërshtarët e mi dhe u mbështjellshin me turp si me mantel,

PSALMS 109:30 Unë do të kremtoj me të madhe Zotin me gojën time dhe do ta lëvdoj në mes të një turme të madhe,

PSALMS 109:31 sepse ai rri në të djathtë të të varfërit për ta shpëtuar nga ata që e dënojnë me vdekje.