Home Hymn Lyrics Webmaster Contact Us Chinese Traditional Albanian Bible
LifeLock American Standard Basic English Bulgarian Bible Cebuano Bible Chinese Big5 Chinese GB
Font Help Darby English Bible Douay-Rehims Gaelic Manx Gaelic Scotts Greek NT Greek OT
Greek NT Greek NT Stephanos Haitian - Creole Hungarian Bible Jewish Bible King James King James V2
Korean Bible Latvian Bible Maori Bible Modern Greek Rumanian Version Russian Version Ukrainian Bible
Webster's Bible Weymouth NT World English Wycliffe NT Youngs Literal Display Help

Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 139

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PSALMS 139:1 Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.

PSALMS 139:2 Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.

PSALMS 139:3 Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.

PSALMS 139:4 Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.

PSALMS 139:5 Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.

PSALMS 139:6 Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.

PSALMS 139:7 Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?

PSALMS 139:8 Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.

PSALMS 139:9 Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,

PSALMS 139:10 edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.

PSALMS 139:11 Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:

PSALMS 139:12 terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.

PSALMS 139:13 Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.

PSALMS 139:14 Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.

PSALMS 139:15 Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.

PSALMS 139:16 Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.

PSALMS 139:17 Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!

PSALMS 139:18 Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.

PSALMS 139:19 Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.

PSALMS 139:20 Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd.

PSALMS 139:21 A nuk i urrej vallë ata që të urrejnë, o Zot, dhe a nuk i urrej ata që ngrihen kundër teje?

PSALMS 139:22 Unë i urrej me një urrejtje të përsosur; ata janë bërë armiqtë e mi.

PSALMS 139:23 Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.

PSALMS 139:24 dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.